Biznesi ynë ka fillesat e tij që në vitin 1998 si një biznes familjar , në tregtimin e artikujve të ndryshëm industrial. Prej vitesh e shtrin aktivitetin e tij në qytetin e Durrësit .Nga një dyqan të vogel në fillimet e tij dhe me pak produkte është zgjeruar në një market me vegla industriale të cilin vendosëm ta quajmë Bau Center. Bau Center ofron një shumllojshmëri produktesh cilësore dhe profesionale të markave të njohura Europiane . Bau Center ofron produkte të disa fushave si : mekanike , makineri, elektrike, hidraulike, adresatur, bojra, kopshtari etj . Cilësia , larmia dhe eksperienca jonë ndër vite janë kriteret bazë për zgjedhejn e produkteve që ne ofrojme . Me një staf të kualifikuar dhe me eksperiencë ne synojmë të plotësojme nevojat e klienteve individë apo biznese.

MISIONI
Ne do të vazhdojmë të punojmë me profesionalizëm maksimal për të përmbushur nevojat e klientit me produkte të cilësisë së lartë , duke u ofruar shërbim cilësor dhe sa më korrekt .

VIZIONI
Të jemi partner të besueshëm të klientëve tanë dhe të sigurojmë plotësimin e nevojave dhe kërkesave të tyre. Moto jonë është dhe do të jetë gjithmonë “KLIENTI PRIORITETI YNE”